Pas situatës emergjente të krijuar pas reshjeve të borës dhe shiut, ka reaguar edhe Policia e Kosovës.
Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe të respektojnë shenjat e trafikut rrugor.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik, pasi që nga të reshurat atmosferike, zvogëlohet dukshmëria dhe paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor.
Andaj përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik përgjatë sezonit dimëror.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...