41 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë. 14 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërsa 27 me dëme materiale.
Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.
Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka bërë të ditur se në vend janë shkaktuar 41 aksidente.
14 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 27 me dëme materiale.
Dhjetëra aksidente në trafik janë shkaktuar edhe ditëve të kaluara, në të cilat ka pasur edhe viktima.
Ndërsa, policia po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë rregullat në trafik.
Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit ajo ka shqiptuar 1 mijë e 176 gjoba.
Kujtojmë që mijëra aksidente në trafik shkaktohen vit pas viti në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...