Lidhur me rastin e ndodhur me datë 19 Dhjetor 2020, hetuesit policorë të sektorit rajonal të Ferizajt, sot kanë arrestuar dy personat e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.
“Rasti ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj kur dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, ku papritmas një veturë ju bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T.(m/Kosovar,20 vjeç) dhe A.A.(m/Kosovar 20 vjeç),ku në këtë rast kanë përdorur mjete të mprehta-thika duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë qenë në arrati”, njofton policia.
Të dyshuarit Z.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) dhe A.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...