Trajneri Jose Mourinho e ka siguruar finalen e Kupës së Ligës së Anglisë me Tottenhamin.
Londinezët triumfuan 2:0 ndaj Brentfordit, të martën në mbrëmje dhe për herë të nëntë në histori të klubit do të luajnë në finale.
Tottenhami e ka fituar trofeun e Kupës së Ligës katër herë, për herë të fundit në vitin 2008.
Për trajnerin Mourinho, është hera e pestë që do të paraqitet në finalen e Kupës së Ligës.
Ai është bërë trajneri i tretë në histori, që e siguron kalimin në finale me tri ekipe të ndryshme.
Mourinho ka qenë në finale edhe me Chelsean edhe Manchester Unitedit.
Me Chelsean e ka fituar tri herë Kupën e Ligës, kurse me Manchester Unitedin një herë.
Atë që e ka arritur Mourinho, e kishin bërë edhe Ron Atkinson me Manchester Unitedin, Sheffield Wednesdayn dhe Aston Villan si dhe Ron Saunders me ekipet, Norwich, Manchester City dhe Aston Villa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...