42 persona u lënduan nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi gjatë së martës në Ferizaj.
Prej të lënduarve, 13 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa 5 janë në Klinikën Intensive Qendrore dhe një në kliniken e kardiokirurgjisë.
Drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka ka treguar për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.
Aktualisht pretendohet se gjendja e tyre është stabile por megjithatë, Uka tha se këta pacientë hyjnë në mesin e personave të rrezikuar.
“Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një prej tyre është i sistemuar në klinikën e kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka.
Drejtori Uka tregoi edhe djegiet e sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50 përqind.
“Moshat janë nga 20 deri në 45 vjeç. Lëndimet janë djegie të sipërfaqes së trupit të lëkurës nga 35 deri në 50 përqind”, tha Uka.
Ndërsa disa nga të lënduarit siç shkroi mbrëmë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu do të dërgohen për trajtim në Turqi.
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën