Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka treguar se disa nga të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi sot në këtë qytet, do të dërgohen për trajtim mjekësor në Turqi.
Ali, përmes një postimi në Facebook tha se që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë.
“Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...