Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga OECD, ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.
Kryeministri i vendit, me anë të një postimi në “twitter” shkruan se e gjithë kjo është një propagandë dhe një shëmti e madhe që tregon karakterin e vërtetë të opozitarëve.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit Meta, i cili e konsideroi një rekord të zi largimin e shqiptarëve me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria, sipas Ramës ky është raporti i para 5 apo 6 viteve dhe se kjo është një arsye që shqiptarët më 25 prill duhet të “shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së”.
“Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!”.
Kryeministri Rama në Twitter:
Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik!
Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi!/TCH
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...