Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, se dy femra të panjohura kanë vjedhur në shitore në Mitrovicën e Veriut.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se kryerja e vjedhjes është parë në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në atë lokal, transmton arbresh.info.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri 04.01.2021-17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në shitoren e saj kanë hyrë dy femra të panjohura dhe në një moment pa u vërejtur kanë kryer vjedhjrn. Ankuesja deklaron se këtë e ka konstatuar pasi që ka shikuar kamerat e sigurisë që i ka te vendosura në lokal. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe rasti është duke u hetuar”./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...