Dy të burgosur janë ngjitur në kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë në mëngjesin e sotëm.
Të njëjtit kanë kërkuar që të bisedojnë me prokurorin dhe vetëm pas bisedës me të janë pajtuar që të zbresin poshtë, shkruan arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Gashi ka bërë me dije se lidhur me këtë rast, SHKK-ja ka themeluar Komision Hetimor.
“Të burgosurit kanë dëmtuar grilën e dritares së dhomës, pastaj kanë dëmtuar edhe dritaren dhe kanë arritur të ngjiten lartë në kulm të QP Mitrovicë. Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç’rast kanë kërkur të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë edhe të policisë dhe zv.drejtorit të Përgjithëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë”, ka thënë Gashi./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...