Një person ka mbetur i vdekur në një aksident midis katër veturave në fshatin Arrlat të Drenasit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për portalin arbresh.info.
Ai tha se ky aksident ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën rajonale për Malishevë.
“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.”, ka thënë ajo.
Ahmeti tutje ka njoftuar se ekipet relevante janë duke u marrë me rastin./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë