Tre Policë të Kosovës janë lënduar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Policia ka njoftuar se në mëngjesin djeshëm policët kishin intervenuar për ta shpëtuar një person që kishte hipur mbi kulm dhe dyshohej se po tentonte të kërcej, shkruan Arbresh.info.
“Prishtinë 03.01.2021 – 07:55. Raportohet se tre zyrtar policorë janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës duke intervenuar për të shpëtuar personin mashkull kosovar. I njëjti kishte hipur mbi kulmin e një ndërtese dhe dyshohej se tentonte që të kërcej”, thuhet në raportin e policisë.
Në raportin e policisë thuhet se “Zyrtarët policor në bashkëpunim me ekipin e zjarrfikësve kishte arritur që ta ndalojnë dhe deri sa e kanë futur nën kontroll i dyshuari i kishte sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në klinikë për trajtim psikiatrik”. /Arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...