Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur rreth një ngjarjeje që i ka ndodhur gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara
Abrashi ka treguar se derisa ishte duke e shfrytëzuar veturën që partia e kishte marrë me qira gjatë fushatës, e që e përdorte kryetari Isa Mustafa.
Ai ka treguar se si është gjendur në një pozitë të vështirë.
“Në zgjedhjet e kaluara, ku kryetari Mustafa për fushatë e ka pasë një veturë tjetër, e ka marrë partia me qira. Unë rastësisht e kam marrë për shfrytëzim veturën, në një prej shkollave ku mbaheshin tubimet, unë shkova pak më herë se zoti Mustafa, vetura ishte me xhama të zi, posa hyra në oborr u lëshuan me muzikë, me fishekzjarrë, me vallëzim, u ndiva në një pozitë shumë të vështirë se çka me bo, pas 2-3 minutave qëndrimi në veturë dola. E fjalia e parë e një aktivisti në lagjen e Muhaxherëve ishte: Mi ke borxh 60 euro, se qaq i kom pagu fishekzjarrët. E këtë s’e kam tregu ma herët”, ka thënë Abrashi në Kanal10.
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi