Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64 vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”.
Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për virusin.
Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog, ambientalis, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e veerilindjes dhe jo vetëm; njeriun që pëllëmbë për pëllëmbë e ka shkelur dhe e njihte çdo dru e lule; zbuluesin e Tulipanit Shqiptar.
”Besniku ishte një prind shembullor, një mik dhe shok i jashtëzakonshëm, një burrë fisnik, që shquhej për përkushtim e devotshmëri ndaj punës dhe miqve të shumtë” shkruajë miqtë dhe bashkëpuntorët e tij duke I shprehur ngushëllime familjes së tij.Për humbjen e biologut të njohur Kukësianë ka shkruajtur edhe Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana.
“Lajm i trishtë , për humbjen e jetës së biologut pasionant e drejtuesit model në rrethin e Kukësit, ngushëllime familjes , të afërmeve , shokëve e miqëve të tij . Lamtumirë Besnik Hallaçi , paç dheun e lehtë.
Edhe kryetari i Bashkise Kukes Safet Gjici shprehu ngushellime per humbjen e biologut Besnik Hallaci.
Gjici ne faqen e tij zyrtare facebook shkruan se “Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal dhe të qytetarëve kuksian.
U prehsh në paqe!.”shkruan kryebashkiaku i Kukesit./oranews
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...