Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), në Kroaci mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy tërmete të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti i parë u regjistrua me një madhësi prej 3,2 shkallë Rihter në orët e para të mëngjesit 12 kilometra nga Petrinjë dhe 50 kilometra nga kryeqyteti Zagreb. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej dy kilometrash.
Tërmeti i dytë u regjistrua me një madhësi prej 3,3 shkallë Rihter 22 kilometra nga Sisak dhe 41 kilometra nga kryeqyteti Zagreb, në një thellësi prej 22 kilometrash.
Këtë javë Kroacia u godit nga një tërmet 6,3 ballësh me epiqendër në Petrinjë, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 7 persona.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...