Kanë kaluar pak më shumë se dy vite prej kur Conor McGregor u mposht nga Khabibi dhe iralndezi ka pasur transformim të jashtëzakonshëm të trupit para rikthimit në oktagon pas më pak se një muaji.
Humbja e McGregorit nga Khabibi qartazi la shije të hidhur tek irlandezi, por nëse ka diçka që dimë për siguri rreth McGregorit, është se ai do të rikthehet më i fuqishëm dhe më i vendosur, transmeton Periskopi.
Pasi regjistroi fitore kundër Donald Cerrones në janar të vitit 2020, e cila ishte lufta e parë që prej humbjes nga Khabib, ishte e drejtë të sugjeronim se ai nuk do ta linte me aq.
Me McGregorin që do të ndeshet me Dustin Poirierin për herë të dytë në karrierë më 23 janar të vitit 2021, një foto së fundmi ka zbuluar se ‘The Notorious’ ka qenë duke punuar më shumë se kurrë më parë në palestër.
Në krahasim me atë se si dukej në tetor të vitit 2018, para luftës me Khabibin, fotoja e fundit e bën të duket atë si një person krejt tjetër.
Shfrytëzuesi i Twitterit me emrin @McGregorRousey postoi dy foto krah për krah njëra-tjetrës. Ajo në të majtë është para luftës me Khabibin, ndërsa kjo tjetra është para luftës me Poirierin.

Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...