Sot është dita e fundit e vitit 2020, një vit që ka goditur fuqishëm të gjitha sferat e jetës e ndër to edhe futbollin.
Superliga e Kosovës shkoi në një pauzë të tejzgjatur dimërore gjatë vitit që po lëmë pas, për tu rikthyer pastaj me ndeshje gjatë muajve të nxehtë të verës, shkruan Gazeta Olle.
Futbollistët dhuruan emocione të shumta për tifozët, ani pse këta të fundit nuk mundën të ishin të pranishëm në stadiume.
Drita ka qenë skuadra që ka shkëlqyer më së shumti gjatë 365 ditëve të këtij viti, duke arritur të arkëtoj më së shumti pikë në total, teksa pas saj janë treshja e rivalëve Ballkani, Prishtina dhe Gjilani.
Skuadra më e dobët e vitit sipas pikëve të grumbulluara ka qenë Besa e Pejës.
Më poshtë gjeni renditjen tabelore nëse llogariten vetëm ndeshjet e luajtura gjatë vitit 2020.
TABELA:
1. Drita, 78 pikë (34 ndeshje)
2. Ballkani, 71 pikë (35 ndeshje)
3. Gjilani, 65 pikë (34 ndeshje)
4. Prishtina, 63 pikë (34 ndeshje)
5. Feronikeli, 46 pikë (35 ndeshje)
6. Trepça ’89, 42 pikë (34 ndeshje)
7. Llapi, 41 pikë (34 ndeshje)
8. Drenica, 39 pikë (35 ndeshje)
9. Flamurtari, 24 pikë (16 ndeshje)
10. Arbëria, 21 pikë (18 ndeshje)
11. Ferizaj, 14 pikë (17 ndeshje)
12. Dukagjini, 11 pikë (17 ndeshje)
13. Vushtrria, 9 pikë (17 ndeshje)
14. Besa, 6 pikë (18 ndeshje)
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt