Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin, ka deklaruar se varianti i ri i koronavirusit që në Irlandë ka “ardhur” nga Britania e Madhe, po përhapet më shpejtë sesa që pesimistët më të mëdhenj e kanë parashikuar.
“Derisa janë duke u kryer hulumtime ndërkombëtare për variantin e ri të coronavirusit, është e qartë se ai po përhapet shumë më shpejtë”, ka thënë Martin gjatë një paraqitje televizive, duke paralajmëruar shtrëngim të masave gjatë katër javëve të ardhshme, transmeton Telegrafi.
Ai ka vlerësuar se shpejtësi e përhapjes së variantit të ri të coronavirusit, ka habitur edhe projeksionet e njerëzve më skeptikë.
Kujtojmë që javë më parë në Britani të Madhe është shfaqur një variant i ri i coronavirusit, që tashmë ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët