Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar në emisionin DPT te Fidani në T7, zyrtarizimin e kandidaturës së Avdullah Hotit nga LDK.
Ai ka thënë se Hoti është bërë kandidat për shkak që ka dëgjueshmëri ndaj Isa Mustafës.
“Hoti ka një tipar për të cilin është zgjedhur kandidat. Ai është vendosur si kandidat për shkak të dëgjueshmërisë ndaj Isa Mustafës. Ka një dëgjueshmëri të jashtëzakonshme të tij. Duket se Isa Mustafa po synon të jetë kryeministër i Kosovës në prapavijë. Isa Mustafa po kërkon të bëhet përsëri kryeministër prapa perdeve. Një njeri që nuk kandidon prej zgjedhjeve të vitit 2014. Vet thoshte se nuk është i interesuar për kryetar të LDK’së por përsëri e mori vet. Kur e mbështeste Vjosa Osmanin por prapë ia mbajti hatrin Agim Veliu. Edhe në këtë qeveri kishte rolin kryesor. Kur e pash se Hotin e kishin vendosur e pashë si zgjatim të Isa Mustafa. Ai po vepron sipas vegzave”, theksoi ai.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj