Organizata Botërore e Shëndetësisë e gjatë vitit 2020 në Maqedoni ka dhuruar pajisje mbrojtëse, set laboratorësh dhe pajisje mjekësore në vlerë prej 1.049.902 milionë dollarë.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këto donacione kanë qenë për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë e virusit COVID-19.
Në pjesën e pajisjeve mjekësore përmes Fondit Gjerman për coronavirus, janë dhuruar respiratorë dhe pulsoksimetri për Covid Qendrat që mundësoi mjekim dhe trajtim të të sëmurëve nga coronavirusi.
“Të gjitha pajisjet e dhuruara janë sipasa standardeve për siguri dhe cilësi të OSHB-së dhe është shpërndarë nëpër qendrat mjekësore në vend”, thuhet në fund të njoftimit të MSH-së./Telegrafi/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova