Kryeministri , Avdullah Hoti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2021.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shtuar se miratimi i buxhetit, përveç që siguron funksionimin e institucioneve, përfshin edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
“Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro. Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave. Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka mumguar në vitet e fundit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...