Komuniteti i biznesit pritet të zhvillojë betejë me pasojat negative të pandemisë. Situata do të jetë më e keqe vitin e ardhshëm, prandaj është e nevojshme që masat e reja të shtetit të mbështeten me analiza të hollësishme, shprehet eksperti Lubomir Dimovski.
“Sektori privat ka probleme të mëdha për t’i mbijetuar situatës, shteti duhet të bëjë përpjekje për të mos ndërhyrë në këtë proces. Duhet të gjenden mënyra dhe përpjekje për të mbështetur më tej këtë sektor, duke lehtësuar rregullativën ligjore, duke lehtësuar shpenzimet ose duke siguruar masa stimuluese-“, deklaroi Lubomir Dimovski- ekspert ekonomik.
Sot u prezantua vlerësim pesëvjeçar i biznesit në vend. Kompanitë e anketuara kanë theksuar se kanë harmonizim më të mirë me rregullativën e biznesit. Në vitin 2020, 19% e tyre janë gjobitur kurse 25% vetëm janë paralajmëruar, që është një përmirësim krahasuar me 2019 kur 39% e kompanive u gjobitën. U anketuan 543 kompani nga sektorë dhe madhësi të ndryshme./Alsat
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...