Interi do ta fitojë titullin e kampionit në Itali, sipas mendimit të shumicës dërrmuese të trajnerëve të Serie A.
Trajnerët e Serie A kanë votuar për skuadrën që mendojnë se do ta fitojë titullin, me Interin që i mori shumicën e votave, me Milanin dhe Juventusin që e morën nga një secili.
ItaSportPress e publikoi rezultatin e votimit, në të cilin morën pjesë 16 prej 20 trajnerëve të Serie A.
Nga 16 sa votuan, 11 prej tyre menduan se Interi i Antonio Contes do ta fitojë titullin këtë sezon.
Trajnerët që votuan për Interin ishin, Gian Piero Gasperini, Pippo Inzaghi, Eusebio Di Francesco, Simone Inzaghi, Stefano Pioli, Gennaro Gattuso, Fabio Liverani, Roberto De Zerbi, Marco Giampaolo, Luca Gotti dhe Ivan Juric.
Dy trajnerët që votuan për klubet e tjera ishin Giovanni Stroppa i Crotone (një ish-lojtar i Milanit) i cili e zgjodhi Milanin Milan, dhe Vincenzo Italiano i Spezias që votoi për Juventusin. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...