Me nisjen e vaksinimit në BE dhe SHBA, themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur për atë që na pret në vitin 2021, në të cilin do të hyjmë pas pak ditësh.
Në një postim në blogun e tij personal, Gates tha se “ka dy arsye për të pasur shpresë”, por paralajmëron se jemi ende herët për t’iu kthyer jetës normale, pasi “nuk jemi jashtë rrezikut”.
Ai theksoi se lajmi i keq i ditëve të fundit është varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar: “Pandemia mund të përkeqësohet në muajin e ardhshëm. Duhet të mësojmë më shumë mbi variantin e ri që është shfaqur, që duket se transmetohet më shpejt”.
“Shpresa e madhe” e vitit të ri, sipas Gates, janë vaksinat dhe trajtimet.
“Vaksinat dhe trajtimet për të cilat kam lexuar do të kenë impakt global. Numri i rasteve të reja dhe viktimave do të zvogëlohet shumë, sidomos në vendet e pasura, dhe jeta do t’i afrohet shumë normalitetit”, mbyll postimin e tij Bill Gates.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike