Në disa media pak më parë u raportua se një pjesëtar i FSK-së, ka bërë vetëvrasje sot në parkun e Dragodanit.
Arbresh.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës të cilët e kanë konfirmuar rastin.
Flora Ahmeti zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës, ka thënë se një person 47 vjeçar ka vrarë vetën me armë zjarri në parkun e Dragodanit, rreth orës 16:00.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, tha Ahmeti.
Ndërsa njësitet policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për rastin.
“Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...