Pas ndeshjes së parë të fituar ndaj Astanës, një lojë që ishte mjaftë e vështirë, Sigal Prishtina do përballet si mysafirë me AEK-un derisa basketbollisti më i mirë në Kosovë dhe Ligën Ballkanike, Dardan Berisha e vlerëson si një ekip mjaftë të mirë.
“Pres një ndeshje shumë të vështirë, përballë një ekipi tepër të mirë dhe me shumë përvojë. AEK-u në dy ndeshjet në FIBA Europe Cup nuk ka treguar formë të mirë dhe kundër nesh e ka rastin e fundit për të bërë diçka më shumë. Por, ne jemi të motivuar për këtë përballje, në veçanti pas fitores që e shënuam ndaj Astana-s. Besoj se mund të arrijmë fitore edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë”, deklaroi Berisha për uebfaqen zyrtare të Sigal Prishtinës.
Ndeshja ndaj AEK-ut zhvillohet sonte në ora 19:00./arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...