Të paktën dy ushtarë dhe dy pilotë të ushtrisë pakistaneze kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit në zonat veriore të Pakistanit.
Sipas njoftimit nga ushtria pakistaneze, helikopteri u rrëzua për arsye teknike gjatë një operacioni të evakuimit të viktimave në zonën Minimarg të rajonit Gilgit-Baltistan.
Ushtria konfirmoi se të dy pilotët, majori M. Hussain dhe bashkë-piloti Ayaz Hussain, si dhe ushtarët Inzimam Alam dhe Muhammad Farooq, humbën jetën në përplasje.
Helikopteri u rrëzua përderisa po evakuonte trupin e pajetë të një ushtari në Spitalin Ushtarak në Skardu.
Po ashtu edhe në prill të këtij viti, dy pilotë humbën jetën kur avioni i ushtrisë u rrëzua në provincën verilindore Punjab.
Më herët, në muajin shkurt, ndodhën dy incidente të rrëzimit të avionëve stërvitor, njëri afër rajonit Takht Bhai rreth 63 kilometra nga qyteti Peshawar, tjetri në afërsi të qytetit Punjab, por pilotët në të dy avionët shpëtuan nga rrëzimi./AA/
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin