Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 631 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 44 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 57 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 36 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 35 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë. 72 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Prilep, në Gostivar 35, në Strugë 36, 61 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 19 në Koçan, 20 në Kërçovë, 36 në Kavadar, 19 në Gjevgjeli dhe 6 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.045 dhe ka rreth 300 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./telegrafi
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari