Në Nigeri është zbuluar variant i ri i koronavirusit për të cilin dyshohet se mund të jetë ndryshe nga ato që para do kohe u zbuluan në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Drejtori i Qendrës afrikane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, John Nkengasong me rastin e zbulimit të variantit të ri të koronavirusit iu drejtua mediave.
Ai tha se Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Nigeri filloi hulumtim të përbashkët me Qendrën afrikane për për gjenomikën e sëmundjeve infektive.
Nkengasong theksoi se varianti i ri bazohet në 2 ose 3 sekuenca gjenetike.
“Varianti i ri i koronavirusit që u zbulua në Nigeri mund të jetë i ndryshëm nga ato në Britani të Madhe dhe Afrikën e Jugut. Na jepni pak kohë, është akoma shumë herët”, tha Nkengasong.
Në Nigeri, pothuajse 81 mijë raste të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar që nga fillimi i pandemisë ndërsa 1.236 persona kanë humbur luftën kundër COVID-19./AA/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...