Xhavit Haliti i PDK-së thotë se në të ardhmen partitë politike nuk duhet të kenë vija të kuqe sepse kjo sipas tij, do ta mundësonte një qeveri që e çon deri në fund mandatin.
Haliti nuk e ka përjashtuar një koalicion PDK-Vetëvendosje derisa duke komentuar sondazhet e kësaj të fundit, thotë se çdo parti mund të bëjë sondazhe – përfshirë edhe PDK-në – që e nxjerr veten edhe me 75%.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së Etem Arifit, ndërroi komplet lojën e partive politike, ku e tërë ‘lufta’ e zhvilluar rreth postit të presidentit, bëri që të kthehet tash te ajo e kryeministrit.
Garë ndërmjet partive se kush do të jetë i pari në këtë zgjedhje tashmë ka nisur edhe përmes sondazheve, ku së fundmi Besnik Bislimi i VV’së ka prezantuar një që e nxjerr Vetëvendosjen me 55 deputetë.
Ndaj sondazhit të nxjerr nga z.Bislimi kanë reaguar zyrtarë nga parti të tjera, ndërkohë Periskopi sot e ka pyetur Xhavit Halitin e PDK-së se si e komenton këtë sondazh dhe situatën e krijuar pas vendimit të Kushtetueses.
Në një intervistë të shkurtër, z.Haliti, ka thënë se edhe PDK mund ta nxjerr një sondazh që e nxjerr partinë e tij me 75%. Ndërkohë, Haliti nuk e ka mohuar një koalicion të ardhshëm PDK – Vetëvendosje.
Xhavit Haliti: Për mua qeveri stabile dhe me interes për Kosovën, do të ishte një koalicion i madh, i fuqishëm dhe i përgjegjshëm që ndërton politika shtetërore, dhe jo politika të lagjeve, jo politika të partive, dhe jo politika të individit, kjo është e domosdoshme tjerat s’kanë aspak rëndësi. Unë nuk e besoj që mund të krijohet koalicion parazgjedhor mes VV-PDK, por unë besoj në përgjegjshmërinë e njerëzve që e duan vendin dhe duan ta çojnë përpara dhe jo ta stagnojnë kështu siç ka ndodhur këto 5-6 vitet e fundit, por t’i japin një shtytje rregullimit të shtetit, kjo do të thotë të mos ketë askush vija të kuqe por të kemi dallime në programe, dhe unifikimi në programe, bërja e politikës shtetërore për qeverisje është shumë e rëndësishme”./Periskopi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...