Jose Mourinho e ka akuzuar Dele Allin se i shkaktoi telashe ekipit të vet në fitoren e Tottenhamit 3:1 kundër Stoke City në çerekfinale të Carabao Cup.
Alli, i cili luajti titullar për herë të parë që prej 26 nëntorit, e humbi një top nga i cili Stoke shënoi gol të mërkurën, transmeton Gazeta Express.
“Një lojtar në atë pozitë duhet ta lidhë lojën dhe të krijojë raste dhe jo të shkaktojë telashe për ekipin e vet”, tha Mourinho për Allin.
Për mesfushorin anglez është përfolur se mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në janar.
Alli i ka bërë vetëm pesë paraqitje si titullar në sezonin 2020/21 dhe dy herë është zëvendësuar në pushim mes pjesëve.
Në shtator, Mourinho kishte thënë se 24-vjeçari ka nevojë të përmirësohet, duke shtuar: “Është më rëndësi për të të bëjë paraqitje të mirë”.
Mourinho e nxori nga loja Allin menjëherë pas gabimit që i kushtoi me gol Tottenhamit.
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...