
BERLIN, GERMANY - MARCH 09: Christian Drosten, Director of the Institute for Virology at Charite Berlin hospital, speaks to the media during a press conference on the spread of the coronavirus on March 09, 2020 in Berlin, Germany. (Photo by Janine Schmitz/Photothek via Getty Images)
“Kjo nuk duket aspak mirë”, ka deklaruar virologu gjerman Christian Drosten, pasi ka komentuar mutacionin e ri të koronavirusit në Britani të Madhe dhe disa vende tjera.
Megjithatë, mjeku gjerman beson se njerëzimi nuk është plotësisht i pambrojtur ndaj ekspozimit të variantit të ri të virusit, transmeton portal arbresh.info
“Positive është që rastet e virusit të ri janë shfaqur vetëm në rajonet ku ka një rritje të infeksioneve, prandaj distance fizike dhe mos kontaktimi me njerëz ndihmon në frenimin e këtij lloji të ri të virusit”, theksoi ai.
Drosten, në një intervistë për mediat gjermane tha se ai beson që lloji i ri i koronavirusit ka arritur edhe në Gjermani.
Ai më pas tha se nuk ishte i shqetësuar, por që ende nuk dihej nëse varianti i ri ishte më ngjitës se ai tashmë ekzistues.
Ai tha se pyetja ishte nëse rritja e përshpejtuar e numrit të rasteve në jug-lindje të Anglisë ishte për shkak të një lloji të ri të virusit, ose nëse ishte një shpërthim lokal, ose nëse masat nuk ishin mjaft të rrepta.
Ai gjithashtu theksoi se deklaratat se ky lloj është 70% më ngjitës janë vetëm pretendime të politikanëve./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X