Ish zv.ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës, Liza Gashi ka dënuar dhunën ndaj gazetarit Valon Syla por sipas saj edhe Syla duhet ta merr përgjegjësinë për fjalën publike.
“Fatkeqësia është se disa gazetarë nuk e shohin rëndësinë e penës së tyre, fjalës publike. Zoti Syla me “gërrnaç” e ka përgjithësuar gjithë diasporën…Diasporë jonë është një lloj replike në të cilat shtetet amë eksitojnë. Nuk është diçka që del diçka ndryshe”, tha ajo në “Debat Plus”.
Gashi thotë se diaspora është aseti më i madh i Kosovës.
“Ky vend asetin më të madh e ka diasporën. Realisht ne mbijetojmë nga diaspora shqiptare”
Ish zv.ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë thotë se ndarja Kosovë-diasporë që është krijuar është shumë e rëndë.
“Në fakt kemi ardhur në një stad “ne dhe ata”, ka shtuar Liza Gashi në debat me gazetarin Valon Syla.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...