Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot familjen e Ismet Rracit me Urdhrin e Pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Osmani përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve, shkruan arbresh.info.
“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve”, ka shkruar Osmani.
Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës.
“Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 23 prill 2001”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...