Anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli, ka humbur jetën në përballje me coronavirusin.
Lajmi është bërë i ditur nga Spitali i Ferizajt.
“E zorshme, e dhimbshme e trishtë të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.
Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.
Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt, specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.
Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.
Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.
Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.
Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.
Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Ferizajt.
Ngushëllime për vdekjen e specialistit ka shprehur edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
“Me dhembje të madhe e zemërthyer, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesionistit të rrallë, qytetarit shembullor, mikut tim të shtrenjtë, Dr. Afrim Tasholli.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...