Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, ku me drejtorin, Afrim Maliqi ka biseduar për kushtet e punës dhe mbështetjen që institucionet qendrore dhe ato lokale i ofrojnë kësaj shoqate por edhe në përgjithësi qytetarëve me aftësi të kufizuara, shkruan Arbresh.info.
‘’Do t’ju qëndrojmë mbrapa me të gjitha kapacitetet që kemi, do të mundohemi që kjo çështje dhe mbështetja që japim për HANDIKOS-in, të bëhet pjesë e organizimit të rregullt së institucioneve, por edhe integrimit më të mirë të shërbimeve vullnetare që mund të japin qytetarët e ndryshëm, për nevojat që ka ky grup i shoqërisë’’ theksoi Kryeministri Hoti.
Gjatë vizitës në HANDIKOS, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica./ Arbresh.info/
Hoti thotë se po pret përgjigje nga grupet parlamentare për miratimin e buxhetit

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...