Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden akuzoi presidentin Donald Trump për “neglizhencë” ndaj sulmeve kibernetike të kryera kundër shumë institucioneve federale në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Biden bëri një deklaratë nga Wilmington për t‘i dhënë popullit amerikan mesazhin për krishtlindje dhe Vitin e Ri. Në fjalën e tij Biden akuzoi Trumpin për sjellje neglizhuese lidhur me çështjen e sulmeve kibernetike kundër institucioneve federale në SHBA.
Duke akuzuar administratën e Trumpit se nuk kanë marrë seriozisht sulmet kibernetike, Biden tha se “Ky sulm është kryer ndërkohë që Trump është në detyrë dhe në një kohë kur ai i neglizhon. Unë do ta marr seriozisht sulmin edhe nëse Trump nuk e merr. Më ka zhgënjyer qëndrimi i presidentit Trump. Ky president akoma nuk ka përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet”.
Fundjavën e kaluar, Departamentet e Thesarit, Tregtisë dhe të Sigurisë së Brendshme si dhe disa institucione të tjera qeveritare u përballën me sulme kibernetike, ndërkohë që u pretendua se pas këtyre sulmeve qëndron qeveria ruse. Ndërsa Trump deklaroi se pas sulmeve kibernetike mund të jetë Kina.
Biden premton paketën e 3-të të ndihmës ekonomike kur të fillojë detyrën
Në një deklaratë lidhur me paketën e dytë të ndihmës ekonomike prej 900 miliardë dollarësh që u miratua në Kongresin Amerikan për të prekurit nga koronavirusit i ri (COVID-19), Biden tha se kur të fillojë detyrën e tij më 20 janar 2021 do të kërkojë nga Kongresi që të kalojë edhe paketën e 3-të të ndihmës ekonomike.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...