Ka filluar edicioni i ri në NBA e që fansat ishin të entuziazmuar nga ky rikthim i ligës më të ndjekur në botë.
Me vetëm dy takime të zhvilluara, spektakli nuk mungoi dhe emocionet e NBA sollën atë që edhe pritej.
Los Angeles Clippers ka triumfuar ndaj rivalit lokal, Los Angeles Lakers me rezultat 116-109.
Clippers ishin të frikshëm në çerekun e parë, duke fituar 39-19, e Lakers në të dytin përmbysi gjërat, duke triumfuar 35-17.
Por, në pjesën e dytë, Clippers u këndellën dhe fituan 33-24, derisa në çerekun e katërt e humbën 31-27, mirëpo kjo u mjaftoi që të triumfonin në fund.
Fitore më bindëse mbrëmë mori Brooklyn Nets që fitoi 125-99 ndaj Golden State Warriors, duke humbur vetëm çerekun e katërt 28-26.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...