Ylli i Atalantas, Alejandro “Papu” Gomez edhe një herë është lënë jashtë skuadrës, ndërsa shitja e tij në janar duket se po afrohet.
Trajneri Gian Piero Gasperini e ka lënë jashtë skuadrës edhe të mërkurën ndaj Bolognas, që është ndeshja e dytë radhazi.
Gomez gjithashtu kishte humbur edhe ndeshjen e së dielës ndaj Romës, pasi ka probleme mes tij dhe trajnerit.
Sipas Goal.com Gomez ka të ngjarë të shitet në afatin kalimtar të janarit, me 32-vjeçarin që kërkon të shkojë te Milan ose Inter .
PSG po ashtu ka qenë e lidhur me Gomezin në javët e fundit, ndërsa në Serie A, nuk mungon as interesimi i Lazios. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...