Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku është fyer sot përmes rrjeteve sociale.
Ajo në llogarinë e saj në facebook ka marrë mesazhe fyese për faktin se i ka dalë në mbrojtje gazetarit, Valon Syla i cili u sulmua sot.
Ajo ka thënë se nuk ndihet e ofenduar dhe se tani e tutje cdo mesazh do ta raportoj në polici./arbresh.info/
Shkrimi i plotë i Çitakut:
Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë.
Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim.
Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi.
P.S Nuk po ndihem e ofendume

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...