Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
Miftaraj, ka shkuar në Facebook se me këtë vendim të gjykatës, i bie që Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kasaj -Bujupi e Faton Topalli të mos mund të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të dënimit të tyre për vepra penale dhe me kusht.
Ai, konstaton se Gjykata Kushtetuese po bën me hile.
“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do mbahen në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm.Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese e ka një hile të madhe”, është shprehur Miftaraj./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...