Gazetari dhe analisti politik, Bekim Kabashi ka ironizuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që vota e deputetit Etem Arifit të shpallet e pavlefshme dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve.
Ai, në formë humori ka shkruar se po të ishte shpallur vendimi më herët, gjyqtarët nuk do i merrnin parat e trustit.
“Gjyqtaret e Kushtetueses paskan prite deri t’u dalin paret e trustit e me e cu Hotin te shpija. Kane thonë me e publiku ma herët na i nal paret”, është shprehur Kabashi.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh. /arbresh.info/

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...