Tema e sotme e “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell” i është kushtuar çështjes së fesë klerike, plandemisë dhe emërimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm
Alfred Cako tha se fundi i kohës nuk do kuptohet si fundi i historisë së njerëzimit, por si momenti ku njerëzit do bien nën skllavërinë e bishës e atij që është simbolizuar me numrin 666 ose në eskatologjinë islame që do të thotë profet i rremë.
“Hadithët të cilët kanë jetuar më Muhammedin, ku ne jemi lexues, por që përpiqemi të sjellim një opinion tonin në bazë të temës. Fundi i kohës nuk do kuptohet si fundi i historisë së njerëzimit, por si momenti ku njerëzit do bien nën skllavërinë e bishës e atij që është simbolizuar me numrin 666 ose në eskatologjinë islame që do të thotë profet i rremë ku shpesh herë Muhammedi e quan dexhali mesia dhe në disa ajete të Kuranit nuk janë kuptuar nga bashkëkohësit e Muhammedit ku janë shprehur në mënyrë alegorike, nëse ndjekim një eskatolog ai thotë që kur të vijë dexhalia do të jetë me një sy dhe në ballë ata që kanë besimin tek Allahu do të jenë në gjendje me zemër të lexojnë fjalët që ky është profet i rremë, ai nuk do jetë me një sy por do jetë me një sy që shikon, pra do shikojë nga syri i majtë thotë Muhammed, ndërsa nga syri i djathtë thotë se do ta ketë të fryrë si top rrushi dhe do ta ketë të verbër dhe nuk do njihet. Në pamjen e jashtme thotë do ta ketë shumë simpatike me ato kaçurrelat që do mbajnë këta ortodoksët çifut që do ketë një trup fizik shumë të shëndetshëm. Në një Hadith thuhet se Muhammedi ju ka thënë besimtarëve të vet që pashë në ëndërr sot dy mesia ku njërit i pikonte uji nga koka dhe shikonte nga të dyja sytë dhe rrotullohet rreth qafës ndërsa tjetri thotë ishte me një sy dhe atë sy e kishte si top rrushi dhe ky është profet i rremë. Profeti i rremë do të vritet nga i dërguari i Islamit që është Imam Mediu, ky do pretendohet se është pasardhësi i Davidit dhe i Solomonit në atë tempullin e shenjtë”, tha Cako./tch/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...