Cristiano Ronaldo dikur e cilësoi ish-mbrojtësin e Chelseat dhe Arsenalit, Ashley Cole, si kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë doli kundër disa prej mbrojtësve më të mirë në futbollin botëror gjatë periudhës së tij shtatëvjeçare me Manchester United.
John Terry nga Chelsea ishte në kulmin e formës të tij, ashtu si Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand.

Por, në një intervistë me TV El Chiringuito në vitin 2018, Ronaldo zbuloi se tre herë fituesit i Ligës Premier, Cole, ishte një kundërshtar i ndërlikuar.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo shpreh admirimin e tij për aftësinë mbrojtëse të Cole, pasi e kishte zgjedhur edhe në të kaluarën në vitin 2016.
“Gjatë viteve kam pasur disa beteja të shkëlqyera me Ashley Cole, ai nuk ju jep një sekondë për të marrë frymë”.
“Ai ishte një lojtar kaq këmbëngulës kur ishte në kulmin e tij, i shpejtë, i fortë në trajtim. Ju e dinit se nuk do të ishte kurrë një lojë e lehtë”, kishte thënë Ronaldo.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...