Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, thotë se nuk është plotësisht i bindur se Arsenali ka mundësi të mbijetojë në Premierligë deri në përfundim të këtij sezoni.
Topçinjtë janë duke e përjetuar fillimin më të keq të sezonit këtë vit që prej edicionit 1974/75 dhe janë në vendin e 15-të në renditjen tabelore, transmeton Gazeta Express
Ata i kanë mbledhur 14 pikë nga 14 ndeshje dhe i kanë humbur tetë prej atyre takimeve.
I pyetur nëse Arsenali do të qëndrojë në Premierligë, Shearer u përgjigj: “Nuk do të isha shumë i sigurt. Jo me këtë ekip titullar dhe qasjen e disa prej atyre lojtarëve”.
Skuadra e Mikel Artetës ngeli vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga liga pas humbjes 2:1 kundër Evertonit në Goodison Park të shtunën.
Arsenali nuk ka shënuar gol nga loja e hapur në asnjërën prej pesë ndeshjeve të fundit në udhëtim.
Shearer shtoi: “Tmerr, zero kreativitet, lojtarët e ngathtë dhe pa punëtorë në fushë. Mikel Arteta duhet të brengoset se mbështetet në një grup lojtarësh që po përpiqen t’ia shpëtojnë punën. Dymbëdhjetë gola gjithë sezonin, ata nuk kanë opsione”./Arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...