Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar dhe prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kompetente qeveritare zvicerane Swissmedic njoftoi sot se ka lëshuar një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid, bazuar në rekomandimin e ekipit shkencor që shqyrtoi të gjitha rrethanat.
Swissmedic nuk ka zbuluar se kur do të fillojë vaksinimi masiv në Zvicër.
Vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech më herët është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, në të cilat tashmë ka filluar vaksinimi.
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...