Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një komunikimi me drejtuesin e Portalit Studentor ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Aurela e ka kaluar COVID-in.
Basha në fjalën e tij nuk tregon nëse ai vetë e ka kaluar apo jo koronavirusin. Megjithatë rrëfen se ai, vajzat dhe prindërit janë mirë.
“Unë jam mirë, vajzat janë mirë. Bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja, por e dimë që shumë njerëz po vuajnë, shifrat ishin shumë të larta. Kështu që të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Është detyra jonë, mos t’i harrojmë, por të marrim masat. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...