Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim sot në poligonin e armatës “Krivollak” do të bëjë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, që u gjetën në lokalitetin “Tumbe kafe” në Manastir.
Ekipet nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kanë nxjerrë 12.300 copë ose 110 tonë mjete shpërthyese.
“Gjysma e parë e predhave artilerike nga Lufta e Parë Botërore, të gjetura në Stadiumin e Qytetit në Manastir, rreth 6000, do të shkatërrohet këtë muaj në poligonin ushtarak Krivollak. Për përfundimin e plotë të këtij operacioni, gjatë muajve janar dhe shkurt do të ketë edhe disa termine të tjerë kur do të shkatërrohen, përveç predhave të artilerisë të mbetura nga aksioni në Manastir edhe të gjitha municionet e mbledhura në vend në dhjetë muajt e fundit ose më saktësisht që nga shkatërrimi i fundit. në Krivollak. Shkatërrimi si më parë do të jetë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të njerëzve të parë të ARMV, ESHS dhe MPB-së”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...