Antony Blinken, personi i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden si Sekretar i tij i Shtetit, vizitoi të enjten Departamentin e Shtetit për herë të parë që kur mori emërimin, duke marrë pjesë në takime dhe seanca informimi.
Zoti Blinken nuk pritej të takohej personalisht me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, i cili është në karantinë pasi ka rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Nuk është e qartë nëse ata do të takoheshin në mënyrë virtuale.
Një zëdhënës i ekipit të tranzicionit tha se zoti Blinken dhe ekipi i tij po ndiqnin protokollet e rrepta për COVID-19 gjatë vizitës, duke shtuar se ai pritej të vazhdonte të merrte pjesë në takime të herëpashershme personale në Departament gjatë javëve të ardhshme.
Departamenti i Shtetit tha të mërkurën se zoti Pompeo ishte në karantinë, por nuk iu përgjigj pyetjeve të mëtejshme se si ose kur ai ra në kontakt me individin e infektuar ose nëse po shfaqte simptoma.
Në nëntor, pas disa javë pritjeje, administrata e Presidentit Donald Trump i hapi rrugën zotit Biden për tranzicionin drejt Shtëpisë së Bardhë, duke i dhënë atij mundësi për informime dhe financime edhe pse Presidenti Trump u zotua të vazhdonte betejën për rezultatet e zgjedhjeve.
Zoti Blinken, prej kohësh njeri i besuar i zotit Biden, shërbeu si numri 2 në Departamentin e Shtetit dhe si zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën e Presidentit Barack Obama./voa
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale