FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrës.
Edhe në kategorinë e tranjerit më të mirë, ka pasur disa debate nga njohësit e futbollit.
Nominimet për trajnerin e vitit ishin: Marcelo Bielsa, Hans-dieter Flick dhe Jurgen Klopp.
Çmimi u prezantua nga ish-menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger.
Fituesi i çmimit trajneri i vitit u shpall, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Gjermani shfrytëzoi rastin të përkujtojë edhe ish-menaxherin e Liverpool, Gerard Houllier, i cili vdiq ditë më parë, ku tha se ai i ka meritat për ndërtimin e Liverpool, gjithashtu tregoi që qendra stërvitore Melwood, ishte nisur nga francezi.
Klopp u shpreh i befasuar pasi kjo është hera e dytë me radhë që fiton këtë çmim.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...