Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanin.
Ka qenë vetë Rama që ka shpërndarë disa foto nga takimi me Vjosa Osmanin, e cila ndodhet për një vizitë 3 ditore në Tiranë.
Sot Osmani foli edhe në kuvend ku shpjegoi rëndësinë se përse edhe parlamenti i Shqipërisë duhet të miratojë rezolutën për dënimin e genocidit serb gjatë luftës në Kosovë.
“Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në gjykimin për të vërtetën, gjithkush mund të ketë interpretimet e veta, por jo faktet e veta. E vërteta është një dhe vetëm një: Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Këtë të vërtetë pritet të konfirmojë edhe Komisioni i Posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është konstituuar dhe ka filluar nga puna”, tha Osmani.
Kjo kërkesë e presidentes Osmani vjen një javë më pas nga ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, që do të analizojë të gjithë bashkëpunimin e institucioneve shqiptare me UNMIK-un dhe EULEX-in, për hetimet ndaj krimeve të supozuara të UÇK në territorin shqiptar. Gjetjet e këtij komisioni do të përdoren për hartimin e një rezolute ku pritet që në një prej pikave të saj të dënohet edhe genocidi serb./TCH
Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ??❤️??
Posted by Edi Rama on Thursday, December 17, 2020

Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...